Tentojnë të shkojnë ilegalisht në Zvicër, ua kërkojnë 8,500 euro për t’i ndihmuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku janë ndaluar dy viktimat meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtëve nga i dyshuari mashkull u është premtuar se do t’u jap ndihmë që ilegalisht të shkonin në Zvicër.

Rasti ka ndodhur të premten në orën 14:50.

“Janë ndaluar dy viktimat meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtëve nga i dyshuari mashkull u është premtuar se do t’u jap ndihmë që ilegalisht të arrinin në Zvicër. Sipas viktimave, i dyshuari ka kërkuar 8500 euro, për t’ju ndihmuar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, viktimat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

/Telegrafi/

Read Previous

BE: Moslejimi i zgjedhjeve serbe është në kundërshtim me angazhimet e Kosovës për të ardhmen Evropiane

Read Next

Nagavci: Pagat e mësimdhënësve në Kosovë të përafërta me të rajonit