Tentim i 48-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

Përpjekjet për ta konstituar legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë, raporton Gazeta Sinjali.

Sot, deputetët do të mblidhen sërish në sallën plenare për herë të 48-të me radhë, në përpjekje për ta zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e kryesisë së Kuvendit – proces ky që po zvarritet tash e disa javë.

Seanca pritet të fillojë në orën 11:00 dhe vjen në një moment kritik, pasi sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit ligjor prej 30 ditësh, përkatësisht deri më 26 korrik.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Torres: SHBA-ja s’njeh aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor se sa Kosovën

Read Next

Ngërçi politik: Ambasada gjermane konsideron se “Kosova po e humb trenin”