Në autostrada të shtunën s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë
Të paktën 57 persona kanë vdekur gjatë një valëje masive emigrantësh që përpiqeshin të hynin në enklavën spanjolle të Ceutës nga Maroku. Rreth 50,000 persona u përpoqën të kalonin kufirin këtë javë, megjithëse autoritetet spanjolle thanë se shumica u kthyen në Marok deri të premten në mbrëmje.
Mbërritja e papritur e dhjetëra mijëra migrantëve e shtyu kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez, të nxitonte drejt territorit, Italinë të rivendoste përkohësisht disa kontrolle kufitare për udhëtimet nga Spanja dhe Francën të urdhëronte kontrolle shtesë përgjatë kufirit të saj me Spanjën.
Autoritetet në Ceuta thanë se shumë nga ata që humbën jetën u mbytën ndërsa turmat vërshuan përtej kufirit nga toka dhe deti të enjten, duke mbingarkuar rojet kufitare.
Autoritetet spanjolle thanë se do të përpiqen të dëbojnë sa më shpejt të jetë e mundur ata që kanë hyrë ilegalisht, pavarësisht një vendimi të kohëve të fundit nga Gjykata Supreme e Spanjës që migrantët që mbërrijnë nga deti nuk mund të kthehen në Marok.
Deri të premten, shumë duket se janë larguar me dëshirën e tyre. Reuters raportoi se qindra njerëz janë kthyer në Marok përmes postave kufitare dhe vrimave në gardh, me disa që thanë se nuk mund të gjenin ushqim ose strehim në Ceuta. /KosovaPress/