Të paktën shtatë të vdekur pasi një ‘supermjegull’ shkaktoi aksidente të dhjetëra automjeteve në autostradë

Të paktën shtatë persona gjetën vdekjen të hënën pasi një “supermjegull” shkaktoi një seri aksidentesh në Interstate 55 pranë New Orleans – nga ku mbetën edhe makina, kamionësh dhe rimorkio-traktorësh të shkatërruar dhe të djegur.

Sipas autoriteteve të Luizianës, rreth 158 automjete u përfshinë dhe 25 persona u lënduan, gjithashtu, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa reaguesit e parë punuan gjatë natës në kërkim të viktimave të mundshme.

Siç bëhet e ditur, disa njerëz dolën nga automjetet e tyre dhe qëndruan në anë të rrugës duke parë me mosbesim fatkeqësinë, ndërsa të tjerë bërtisnin për ndihmë.

Ndërsa 25 persona u transportuan në spital, me lëndime që varionin nga të lehta në kritike, të tjerët kërkuan ndihmë mjekësore vetë, thanë autoritetet.

Guvernatori John Bel Edwards bëri një thirrje për dhuruesit e gjakut që të plotësojnë furnizimet në pakësim.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se ka pasur zjarre të shumta në rajon.

Tymi nga zjarret përzihet me mjegullën për të krijuar një “supermjegull”.

Dukshmëria u përmirësua me ngritjen e mjegullës, sipas agjencisë, por kushte të ngjashme të rrezikshme mund të ndodhin në ditët në vijim. /Telegrafi/

Read Previous

Aksident rrugor, makina përfundon në kanal

Read Next

ShBA finalizon projekt-rezolutën e OKB-së për luftën Izrael-Gaza