Aksident rrugor, makina përfundon në kanal

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë.

Sipas të dhënave, 30 vjeçari A. Sh. duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./A2news/

Read Previous

Deputeti i parë shqiptar në Këshillin Kombëtar të Zivcrës, Kurti: Komplimentet tona më të mira

Read Next

Të paktën shtatë të vdekur pasi një ‘supermjegull’ shkaktoi aksidente të dhjetëra automjeteve në autostradë