Të hënën e 15 shkurtit s’mbahet mësim në shkollat ku votohet të dielën

Ministria e Arsimit ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit, që të hënën, 15 shkurt 2021, të mos mbahet mësimi në shkollat që një ditë më parë kanë qenë qendra votimi, në mënyrë që të mbrohet shëndeti i nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollës nga pandemia COVID-19.

Këtë kërkesë, MASh e ka bërë për arsye se, në këto shkolla, gjatë ditës së zgjedhjeve do të ketë frekuentim të madh të akterëve të përfshirë në procesin zgjedhor.

MASh ka kërkuar që këto shkolla, të ajrosen mirë dhe të dezinfektohen në mënyrë që të martën, më 16 shkurt të jenë të gatshme për mbajtjen e mësimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën me dije se dita e humbur e mësimit do të zëvendësohet dhe DKA-të në bashkëpunim me shkollat duhet të vendosin për ditën e përshtatshme që mund të zëvendësohen orët e humbura./KosovaPress.

Read Previous

Mos guxoni t’i shkruani këtyre 5 njerëzve këtë Shën Valentin

Read Next

Orë letrare për nder të 17 shkurtit