Të hënën ​rifillojnë seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Seancat ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të nisin më 30 tetor.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep, në informimin javor.

Kurse, në çështjen gjyqësore të Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari, ajo theksoi se versioni i redaktuar publik i vendimit kornizë mbi nxjerrjen e provave dhe çështje të lidhura me To, u bë publik më 24 tetor.

”Korniza ligjore e DHSK-së përcakton hapat e ndryshëm proceduralë që duhet të ndërmarrin Gjykatësi i Procedurës Paraprake dhe palët gjatë fazës së procedurës paraprake për t’u siguruar që çështja të përgatitet për t’iu kaluar trupit gjykues. Një nga hapat kryesorë është krijimi i një sistemi për shkëmbimin e provave mes palëve”.

Gjykata Speciale.

“Miratimi i sistemit që garanton një proces efikas të nxjerrjes së provave është thelbësor për Gjykatësin e Procedurës Paraprake për të gjetur ekuilibrin mes detyrës për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të viktimave dhe detyrimit për të mbështetur të drejtat e të akuzuarve”, tha zëdhënësja Griep.

Teksa, sqaroi se vendimi përmban edhe kalendarin për nxjerrjen e kategorive të ndryshme të provave.

“Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëroi ZPS-në të përfundojë nxjerrjen e të gjitha provave ku mbështetet Aktakuza, së bashku me versionin e redaktuar publik (të redaktuar) të përmbledhjes së hollësishme të këtij materiali, deri të mërkurën, më 8 nëntor 2023”.

Materialet që ZPS-ja synon të përdorë gjatë gjykimit, si deklarata dëshmitarësh, akt ekspertiza apo prova materiale, u kërkua që të nxirren deri më 15 dhjetor 2023.

Gjykatësi i Procedurës Paraprake po ashtu urdhëroi ZPS-në të dorëzojë kërkesat për masa mbrojtëse lidhur me këto materiale, sa më shpejt, por jo më vonë se 17 nëntori 2023. /Albanianpost.com

Read Previous

Selimi: Qasja e BE-së e padrejtë, Kosova humbet më shumë se Serbia

Read Next

AgroFerma: Nezir Rexha