Takimi me presidenten, Krasniqi: Askush nuk mund të krijojë shumicë të re parlamentare

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi pas përfundimit të takimit me presidenten Osmani, ka thënë se ka ky takim u bë e qartë se askush nuk mund ta krijojë shumicën e re parlamentare, bazuar në legjislaturën aktuale.

“Takimi bëri të qartë se askush nuk mund ta krijojë shumicën e re parlamentare, bazuar në legjislaturën aktuale. Kurti na i ka humbur 8 muaj me manipulim e mashtrim dhe tash po i kërkon dhe disa ditë. Ai në mënyrë të kundërligjshme po vazhdon që të qëndrojë në zyrë dhe të marrë vendime të kundërligjshme. Është e qartë se as në ëndrrat e tij më të mira, ai nuk mund ta bëjë shumicën.

E mori fjalën kah gjysma e takimit, nuk është se tha shumë diçka. Vetëm ka të nënkuptohet se dëshiron me i pasë edhe disa ditë për me vazhdu këtë agoni”, tha Krasniqi.

Ai ka thënë se kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme që presidentja Vjosa Osmani të procedonte me zgjedhjet e reja.

“Besoj se kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme që presidentja të vinte në konkludim të tillë dhe të vepronte në drejtim të shpalljes së zgjedhjeve”, ka thënë Osmani.

“Rruga përpara është shpallja e zgjedhjeve”, ka shtuar ai. /Reporteri.net/

Read Previous

Abdixhiku: U bë e qartë se nuk ka shumicë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Read Next

Schieder: Shqipëria po e merr seriozisht rrugën drejt BE-së