Szunyog: Procesi zgjedhor në Kosovë të përmirësohet me ligj e rregulla të reja

Kosova është përmirësuar shumë në aspektin e integritetit zgjedhor i cili nuk është vetëm detyrë e Komisionit Qendror Zgjedhor, por edhe detyrë e qytetarëve.

Kështu ka thënë shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog në shënimin e Ditës Globale të Zgjedhjeve me temën: “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”, të organizuar nga KQZ.

Szunyog tha se BE është e interesuar të shoh përmirësimin e procesit zgjedhor në pajtim me standardet ndërkombëtare.

“Nuk është vetëm detyrë e KQZ-së që të sigurojnë se zgjedhjet janë të mbajtura me integritet por është edhe detyrë e qytetarëve. Integriteti zgjedhor është shumë i rëndësishëm dhe është e rëndësishme të dimë që çdo votë shkon aty ku duhet… kemi pas edhe raste kur kemi pas disa mashtrime në zgjedhje dhe kjo ka luhatur besimin e njerëzve në proceset zgjedhore dhe në sistemet demokratike. Kosova është përmirësuar shumë në këtë fushë. Më lejoni që ta theksoj se ne jemi të interesuar që ta shikojmë përmirësimin e procesit zgjedhor në pajtim me standardet ndërkombëtare. Dëshirojë ta shikoj këtë proces të përmirësuar dhe kompletuar me një ligj të ri dhe rregulla të reja“, tha ai. /EO/

Read Previous

​Osmani takon kryeministren e Islandës, flasin për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Read Next

Rexhepi: Rreth 5 mijë persona do të punësohen nga ASK-ja, 1469 vendbanime me 600 mijë ndërtesa do të regjistrohen