Szunyog drejtuar Qeverisë: Zbatojeni me shpejtësi vendimin për Manastirin e Deçanit

Gjatë ditës së sotme, shtetet e QUINT-it, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, ku i kërkohet Kosovës që në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kosova të veprojë pa u vonuar për zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit.

Në këtë vijë me QUINT-in, doli të jetë edhe Bashkimi Evropian, ku pak më herët, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, i ka bërë thirrje Kosovës që ta zbatojë me shpejtësi këtë vendim, shkruan lajmi.net.

Tutje ai ka shtuar se, me zbatimin e këtij vendimi, Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj për sundimin e ligjit.

“Kanë kaluar 6 vite nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili konfirmon pronësinë e tokës së kontestuar nga Manastiri i Deçanit. I bëj thirrje institucioneve të Kosovës që të zbatojnë me shpejtësi dhe plotësisht vendimin dhe të rikonfirmojnë përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit si një parim  udhëheqës evropian”, ka thënë Szunyog. /Lajmi.net/

Read Previous

Jasharaj i bën thirrje Kurtit të kthehet nga Amerika: Ose bisedojmë, ose shkojmë në grevë

Read Next

14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë