Sylejmani: Vaksinimi zgjidhja e vetme, doza e tretë përforcon mbrojtjen kundër Covid-19

Vendimi për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër sëmundjes Covid-19 në Kosovë do të merret në kohën e duhur dhe bazuar në situatën epidemiologjike,kështu kanë thënë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetsisë. Infektologu Afrim Sylejmani, tregon se pse edhe kosovarët duhet të marrin dozën e tretë të vaksinës, nëse autoritetet kompetente miratojnë dhënien saj.

Sylejmani thotë se doza e tretë është dozë përforcuese dhe tregon sa kohë duhet të kalojë personi pas marrjes së dy vaksinave të para, për të marrë të tretën. Vaksinimi është zgjidhja e vetme shtoi ai.

Prioritet për vaksinim me dozën e tretë duhet të kenë të moshuarit, personat me shëndet të dobët, ata me sëmundje kardiovaskulare e sigurisht edhe stafi shëndetsor që është në vijën e parë të frontit, sipas Sylejmanit. Në Kosovë nga muaji mars, kur ka filluar procesi i imunizimit, deri më tani janë administruar afër 1.3 milion doza, nga to mbi 5o0,000 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat kundër Covid-19.

Read Previous

Kolaj: Do t’ju qëndrojmë afër bizneseve të Gjakovës – KRONIKË ZGJEDHORE

Read Next

Shllaku: Rënia e rasteve pozitive me Covid-19, ka bërë që edhe teste rapide të realizohen më pak