Shllaku: Rënia e rasteve pozitive me Covid-19, ka bërë që edhe teste rapide të realizohen më pak

Numri i madh i të vaksinuarëve dhe zbatimi i masave anti-covid , ka bërë që të ketë rënie të numrit të infektuarëve, kështu thonë profesionistët shëndetësor. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë është duke vazhduar procesi i testeve rapide. Për të ditur se cilat janë statistikat e fundit që tregojnë se a ka rënie apo rritje të interesimit të qytetarëve për t’u testuar ne kemi kontaktuar Drejtoreshën në detyrë të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Gjakovës, Afërdita Spahiu Shllaku e cila përmes telefonit ka thënë për mediumin tonë se interesimi për testet rapide ka rënë.

Sipas saj mbi 200 testime sa janë bërë me herët, tani bëhen rreth 60 testime të tilla në ditë. Tutje Spahiu Shllaku ka theksuar se gjatë muajit shtator janë bërë gjithsej 2271 teste rapid antigjen, ku prej tyre pozitiv kanë rezultuar 94 persona. Ndërsa teste serologjike janë bërë 396, ku prej tyre pozitiv kanë rezultuar 149 persona. Theksojmë se apeli nga profesionistët shëndetësorë vazhdon të jetë respektimi i masave anti-covid dhe ruajtja e shëndetit publik të qytetarëve.

Read Previous

Sylejmani: Vaksinimi zgjidhja e vetme, doza e tretë përforcon mbrojtjen kundër Covid-19

Read Next

​Sveçla në Jarinje e Bërnjakë, MPB: Zbatimi i marrëveshjes ka filluar pa asnjë problem