Superliga e futbollit të Kosovës rikthehet me sot me stinorin pranveror

Pas një pauze dy mujore, Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së 19-të.

E për ditën e sotme (e shtunë) në program janë tre ndeshje shumë interesante për tu zhvilluar.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do të luaj në udhëtim te Malisheva ku kërkon tre pikët për tu rikthyer në pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër vendasit që ndodhen në zonën e rënies synojnë të befasojnë kampionin në fuqi pasi pikët janë shumë të nevojshme.

Sfidë tejet interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku Gjilani është nikoqir i Ferizajt.

Vendasit po luftojnë për daljen në Evropë dhe duan fitoren, nga ana tjetër Ferizaj i fundit në tabelë nuk ka se çfarë të humbas dhe kërkon të kthehet me pikë nga Gjilani.

Dueli tjetër i ditës së sotme është ai mes Drenicës dhe Llapit që zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.

Të dyja skuadrat janë në pjesën e poshtme të tabelës me nga 20 pikë dhe fitorja është shumë e rëndësishme për ta.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00. 

/Telegrafi/

Read Previous

Mbi 24 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri

Read Next

Planetët s’i keni parë kurrë si në këto foto të NASA-s