Mbi 24 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri arriti në 24 mijë ndërsa ekipet e shpëtimit vazhduan të punojnë gjatë gjithë kohës për të gjetur të mbijetuarit.

Në Turqi, numri i viktimave është rritur në 20 mijë e 665, ka thënë Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD).

Ai tha se rreth 93 mijë viktima janë evakuuar nga zona e tërmetit në Turqinë jugore dhe se më shumë se 166 mijë personel janë përfshirë në përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës.

Ndërkohë në Siri janë raportuar më shumë se tremijë e 500 të vdekur.

Të paktën 870 mijë njerëz kishin nevojë urgjente për ushqim në të dy vendet pas tërmetit.

/KlanKosova/

Read Previous

Chollet bisedon me Kurtin: Është momenti për ta zbatuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Read Next

Superliga e futbollit të Kosovës rikthehet me sot me stinorin pranveror