Sulmoi para pesë vjetësh me thikë një burrë: Kosovari dëbohet 10 vjet nga Zvicra

Në vitin 2018 e kishte sulmuar me thikë një burrë në stacionin e trenit në Olten në Solothurn të Zvicrës.

Para disa ditësh Gjykata e Lartë mori vendim që ta dëbojë një kosovar për 10 vjet nga Zvicra.

Siç raportojnë mediat zvicerane kosovari ishte I dënuar edhe me tetë vjet burgim për vrasje në tentativë.

Në vitin 2021 ai kishte bërë ankesë, por tani gjykata e ka vërtetuar vendimin e shpallur për ta dëbuar burrin nga Kosova.

Kjo edhe pse ai është i martuar dhe ka një djalë të vogël.

Ai është i lindur dhe rritur në Zvicër.

Po ashtu edhe gjithë familja e tij jeton atje, përfshirë edhe gruaja dhe djali i tij.

Thuhet se ai vuan nga skleroza multiple.

Kosovari ka deklaruar se ka frikë se në Kosovë nuk mund të gjejë trajtimin adekuatë.

Por, kjo është hedhur poshtë nga Prokuroria Publike.

/KlanKosova/

Read Previous

OKB shpreh shqetësimin për planin e Britanisë për emigrantët

Read Next

Osmani ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Erdoganit si president i Turqisë