Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht një polic.
Rasti ka ndodhur ditën e enjte.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos i zbatuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia njofton se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte hetimore. /Telegrafi/