Sulmohet seksualisht në qendër të Pejës, viktima publikon videon

Viktima e një sulmi seksual në Pejë, Mrika Nikqi, e cila është alpiniste, ka publikuar një video ku shihet duke u sulmuar seksualisht nga një person.

Sulmi ka ndodhur më 27 shtator, rreth orës 20:50, ku viktima derisa po ecte rrugës ndalet nga një sulmues, me iniciale F.B, që Nikqi thotë se është anëtar i një familjeje të njohur në Pejë.

“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës.”

Mrika Nikqi thotë se ky rast ka bërë që ajo të jetë në gjendje të rëndë emocionale e të mos mund të deklarohet në tërësi.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt”.

Ndërkaq, pas punës hetimore të policisë, Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se sulmuesi që shihet në video është arrestuar.

“Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Postimi i saj:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02xVmkytxbkSTB7WsyXWFttEuUPZnV7fgvE2mJTKEvUXcgnew4uY9eVaqWzcvx89kQl&id=100000769283028

Read Previous

Përkthimi, pasuria e përjetshme e njerëzimit

Read Next

Ansambli i Këngëve dhe Valleve të Gjakovës ruan me fanatizëm muzikën shqipe