Sulmohet fizikisht pronari i kopshtit “Ujku Trump” Hysni Rexhaj

Në pasditën e së hënës në lagjen Dardania në qytetin e Gjakovës ka ndodhur një incident. Sipas policisë së Kosovës dy të afërm të pronarit të kompshtit zoologjik ”Ujku Trump” Hysni Rexhaj e kanë sulmuar fizikisht atë. I njëjti është duke u trajtuar në repartin e kirurgjisë në spitalin “Isa Grezda”. Dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Rexhaj ka thënë se ka disa lëndime dhe se ky rast sipas tij ka ndodhur për shkaqe xhelozie të kopshtit zoloogjik që ka. Ndërsa shefi i sektorit të hetimeve pranë stacionit policor Kapiten Emin Hoxhaj ka thënë se me të marrë informatën policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin. Viktima është lënduar nga dy të afërm të tij ku njëri prej tyre është arrestuar ndërsa tjetri është në arrati në kërkim policor. Hoxhaj tutje ka theksuar se jemi në përgatitje të lëndës për procedim te prokurori. Dhe deri në përfundim të hetimeve nuk mund të jipet asnjë konstatim. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.

Read Previous

Kuvendi sot mban dy seanca

Read Next

​Theren me thikë dy nxënës