Sulmohen dy policë, pësojnë lëndime trupore

Një person gjatë arrestimit nga policia ka sulmuar dy zyrtarë policorë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:12 në rrugën “Ismail Qemali”, në Klinë.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari mashkull kosovar, gjatë arrestimit nga policia, ka kryer veprën e lart-cekur ndaj dy zyrtarëve policorë. Si pasojë, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa  i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read Previous

Mbreti Charles III po i kthehet detyrave zyrtare për herë të parë që kur njoftoi se u diagnostikua me kancer

Read Next

I arrestuari për krime lufte dyshohet se kishte marrë pjesë në dëbime dhe vrasje në Gjakovë