Sulmi në Hamburg, momenti kur Policia hyn në objektin ku u vranë shtatë persona dhe u plagosën 25 të tjerë (VIDEO)

Shtatë persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Hamburg të Gjermanisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00, afër një kishe.

Policia bëri të ditur se një operacion në shkallë të gjerë ishte duke u zhvilluar në zonën e Alsterdorf.

Një video e publikuar nga BBC tregon një moment kur forcat e rendit hynë furishëm në objektin ku ndodhi sulmi.

Disa imazhe të publikuara nga mediet gjithashtu tregojnë oficerët në vendin e ngjarjes.

image 59

Ende nuk dihen motivet e sulmit. Një person ende i paidentifikuar qëlloi për vdekje të paktën shtatë persona dhe plagosi disa të tjerë në kishën e Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg. Policia ka marrë denoncimin rreth orës 21:15.

Oficerët që hynë gjetën njerëz që “u plagosën rëndë nga armët e zjarrit dhe disa u vranë”, tha Holgen Vehrein, një zëdhënës i policisë.

“Policët kanë dëgjuar edhe një të shtënë nga pjesa e sipërme e pallatit dhe janë ngjitur lart ku kanë gjetur edhe një person. Tani për tani nuk kemi të dhëna se autori ka ikur”, ka shtuar ai.

Paraprakisht policia u ka bërë thirrje banorëve përmes aplikacionit të alarmit që të strehohen dhe të mos dalin nga shtëpitë për sa kohë autori ose autorët janë në arrati. “Kërkoni strehim sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në mesazh.

Njëkohësisht, apelohen qytetarët që të mos përhapin lajme të rreme përmes rrjeteve sociale. Vendi i sulmit është rrethuar nga policia dhe njësitë speciale janë tashmë aty.

image 60

/Sinjali/

Read Previous

Shtyllat e parkingut në disa vende në qytetin e Gjakovës janë hequr

Read Next

Parashikimi i motit për sot