Sulmet ruse, Zelensky: Mbi 50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë

Duke komentuar sulmet ruse të natës së 7 dhe 8 majit, presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se vetëm nazistët do të kryenin sulme të tilla në Ditën e Fitores mbi nazizmin në  Luftën e Dytë Botërore.

Ai theksoi se Rusia ka shkrepur mbi 50 raketa dhe më shumë se 20 dronë Shahed.

“Në ditën e Fitores mbi nazizmin në Luftën e Dytë Botërore, nazisti Vladimir Putin ka lansuar një sulm masiv me raketa mbi Ukrainën”, ka shkruar Zelensky në Facebook.

Sipas tij, mbi 50 raketa dhe më shumë se 20 dronë Shahed kishin shënjestruar infrastrukturën në Lviv, Vinnytsia, Kyiv, Poltava, Kirovohrad, Zaporizhzhia dhe Ivano-Frankivsk.

“E gjithë bota duhet ta kuptojë kush është kush. Bota nuk duhet t’i jap mund një nazizmi të ri”, tha ndër tjera presidenti ukrainas. /Telegrafi/

Read Previous

Humbja nga Dortmundi, Enrique: Futbolli ndonjëherë është i padrejtë

Read Next

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë