Sulme me dronë në Kiev

Kievi u sulmua herët të mërkuren nga dronët por që të njëjtit u rrëzuan nga njësitë kundërajrore ukrainase.

Megjithatë, mbetjet e këtyre dronëve kanë goditur tre qarke të Kievit.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko dhe zyrtarët ushtarakë nuk thanë se ka të lënduar.

Në një postim në Telegram, kryebashkiaku tha se një ndërtesë jo-rezidenciale në lagjen qendrore Solomianskyi ishte sulmuar dhe mbeturinat kishin rënë gjithashtu në lagjen Svyatoshyn, më në perëndim.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se mbeturinat ranë në një shesh lojërash në lagjen Holosiivskyi, pranë qendrës së qytetit dhe i vunë flakën një ndërtese jo-rezidenciale.

Sky News ka publikuar disa fotografi që tregonin dëmet që kanë qenë pas rënies së mbeturinave në kryeqytetin ukrainas. /Telegrafi/

Read Previous

Konfirmohet puna në udhëzimin administrativ për zgjedhjet në veri

Read Next

Prokurori i Shtetit: 82 aktakuza kundër 85 personave gjatë 24 orëve të fundit