Prokurori i Shtetit: 82 aktakuza kundër 85 personave gjatë 24 orëve të fundit

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetedy (82) aktakuza kundër tetëdhjetepesë (85) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, ka ushtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona si dhe, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë  (5) persona, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit dhe ka ngritur nëntë  (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të mitur dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Read Previous

Sulme me dronë në Kiev

Read Next

SHBA-ja thotë se ka sinjale se Rusia do të rikthehet në bisedimet për marrëveshjen për drithërat