Sporti bëhet me ministri të veçantë

Në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, sporti për herë të parë trajtohet si ministri e veçantë, duke u ndarë si dikaster më vete. Ministria e Sportit do të udhëhiqet nga Blerim Gashani.

Emërimi i tij vjen në një moment të rëndësishëm për sportin kosovar, i cili përballet me nevojë të madhe për investime në infrastrukturë sportive, zhvillim të kapaciteteve dhe mbështetje më të fuqishme për talentet e rinj. Sfida bëhet edhe më e madhe me faktin se Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare në vitin 2030, një ngjarje madhore ndërkombëtare që pritet të sjellë investime të mëdha në infrastrukturën sportive.

Krijimi i Ministrisë së Sportit konsiderohet si një hap i ri institucional për sportin kosovar, në prag të një dekade vendimtare që kulmon me organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. /KosovaPress/

Read Previous

​81-vjetori i gazetës “Rilindja”

Read Next

Zelensky: Zgjedhjet do të mbahen pas armëpushimit