Spanja konfirmon dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Spanja do të dorëzojë raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, konfirmoi dje ministrja spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles. Më herët, gazeta spanjolle El Pais zbuloi se Madridi kishte vendosur të furnizonte Kievin me raketa tokë-ajër për sistemet Patriot, por pa lëshues apo radar.

Robles konfirmoi raportin në një konferencë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, tha Ministria spanjolle e Mbrojtjes. Në konferencë theksohet se Robles nuk specifikoi nëse Spanja do të dorëzonte ose jo radarë dhe lëshues Patriot.

Spanja ka tre grupe Patriot, njëra prej të cilave është e vendosur në Turqi si pjesë e dislokimit të forcave të NATO-s për të penguar sulmet me raketa nga Siria.

Ministrja nënvizoi gjithashtu mbështetjen e palëkundur të Madridit për Kievin, duke siguruar se do të vazhdojë të forcojë ushtrinë ukrainase në luftën e saj kundër Rusisë.

Në këtë kontekst, do të dorëzojë tanke shtesë Leopard, të cilat aktualisht janë duke u riparuar. Grupi i parë vlerësohet të vendoset në Ukrainë deri në fund të qershorit./Alsat.mk/

Read Previous

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Read Next

Albin Kurti: Jam optimist për anëtarësimin e Kosovës në KiE