Spanja do të furnizojë Kievin me sisteme Patriot

Spanja ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me sisteme Patriot përballë presionit nga NATO dhe BE për të forcuar mbrojtjen kundërajrore të Kievit kundër sulmeve ruse.

Kështu ka raportuar “El Paìs”, duke cituar burime qeveritare.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte kërkuar dërgimin e gjashtë të tillave për mbrojtjen e qendrave kryesore të vendit dhe ishte duke përdorur sistemin e vendosur nga ushtria spanjolle në Turqi.

Ministria e Mbrojtjes, shpjegon gazeta spanjolle, e ka hedhur poshtë këtë opsion, duke argumentuar se këto sisteme janë të vetmet efektive përballë një sulmi raketor, siç është demonstruar në luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Megjithatë, si kompensim, qeveria ra dakord të furnizonte një grup raketash Patriot.

Por ky do të jetë një numër shumë i kufizuar, pasi janë shumë të shtrenjta dhe rezerva spanjolle është rreth 50 njësi./Albanianpost.com

Read Previous

​11 vdekje dhe 330 aksidente në vendin e punës gjatë vitit 2023

Read Next

Avokati i Popullit: Çështja e të zhdukurve të shihet si detyrim e prioritet