Sot u përkujtuan dëshmorët e fshatrave Ponoshec dhe Popoc

Të shumtë ishin familjarët të cilët erdhën sot për t’i kujtuar dëshmorët e fshtarave Ponoshec dhe Popoc. Pranë lapidarit u vendosen kurora me lule nga përfaqësues nga Kuvendi komunal i Gjakovës, përfaqësues të partive politike, miq e bashkëluftëtar.

Aq sa ndjejmë dhimbje ndjejmë edhe krenari thanë familjarët.

Disa fjalë në nderim dhe respektim të veprës së tyre i tha edhe përfaqësuesi i fshatit Ponoshec.

Me rastin e këtij përvjetori, homazhe u bënë edhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Popoc.

Të vështirë e ka të përshkruaj me fjalë dhimbjen që ndjenë për humbjen e 3 djemve të tij.  Xhemajl Avdullahu, mes emocionesh rrëfen kohën kur la pas 3 djemtë e vdekur dhe 2 të tjerë të burgosur

Duhet t’i kujtojmë e të përulemi para atyre që jetën ia kushtuan atdheut, u tha mes tjerash në këtë rast.

Read Previous

Mësimdhënësit sot kanë mbajtur grevë gjatë orës së parë mësimore

Read Next

Çfarë është Këshilli i Evropës?