Sot shënohet dita ndëkombëtare e gjuhës amtare

Në vitin 1999 UNESCO ka shpallur 21 shkurtin si ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare. Çdo vit nëpër botë organizohen manifestime kombëtare e ndërkombëtare, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të gjuhës amtare.

Kjo datë është caktuar për të përkujtuar ditën e vrasjes së disa studentëve të Univesitetit “Dhaka” me origjinë nga Bengali, të cilët u vranë nga policët pakistanezë, teksa protestonin për të drejtën e gjuhës së tyre bengaleze që të pranohet si gjuhë zyrtare./Syri-vision.tv.

Analizat e UNESCO-s tregojnë se ka mundësi të zhduken rreth 2.500 gjuhë nga pothuajse 6.000 që fliten në gjithë botën.

Gjatë 90 viteve të kaluara janë zhdukur rreth 200 gjuhë,ndërsa 199 të tjera i flasin më pak se dhjetë njerëz.
E fundit që është zhdukur është gjuha “ajake”, të cilën e ka folur një grua e cila ka vdekur në vitin 2008 në Alaskë.
Në Francë tridhjetë nga gjuhët që fliten, përfshirë bretonike dhe normane, janë duke u zhdukur./Syri-vision.tv.

Read Previous

NASA tërhiqet nga plani, nuk do të dërgojë njerëz në hënë

Read Next

​Vdes një 39 vjeçar e 398 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë