Sot pritet të miratohet Projektligji për buxhetin e vitit 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se sot në orët e pasdites pritet të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të miratohet Projektligji për buxhetin e vitit 2022.

Kurti në një konferencë për media tha se sot në orët e hershme të mëngjesit ka pasur takim me ministrin e Financave, Hekuran Murati lidhur me këtë çështje.

“Sot kam pasur takim me ministrin Hekuran Murati dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot pasdite një mbledhje të Qeverisë, në të cilën do të aprovohet buxheti për vitin 2022”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit tha se krahasuar me rishikimin e buxhetit për vitin 2021 në mes të vitit, buxheti për 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë, megjithatë sipas tij kjo çështje do të merret vesh pasdite. /Telegrafi/

Read Previous

Presidentja Osmani ndan historinë triumfuese të Fahrije Hotit në Lisbonë

Read Next

Kurti: Nuk ka datë të takimit me Vuçiqin, me ndalimin e boksierëve Serbia shfaqi fytyrën e saj si shtet