Sot para Qeverisë protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin e Sindikatës thuhet se kjo protestë do të zgjasë nga ora 11:30 deri në 12:00, me kërkesën për miratimin e Ligjit për Lotarinë e Kosovës.

“Gjithashtu, paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë, mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur”, njofton Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës përcjell Klankosova.tv

“Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme, përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e pandemisë COVID-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre”.

Read Previous

314 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Orari i ndërprerjeve për vendet që do të mbesin pa rrymë edhe sot