Ekspozita, Cakolli: S’bëhet fjalë për gabim, por deformim në përputhje me propagandën serbe
Gjatë ditës së sotme, shtatë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje, katër prej të cilave do të fillojnë në orën 10:00.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të bëjë prezantimin e Raportit të shqyrtimit post-legjislativ të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi.
Ndërkaq, në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra.
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim diskuton planin për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021 dhe inkuadrimi i të gjeturave në planin e punës se komisionit.
Derisa, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, për vitin 2020.
Në orën 11:00 do të mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, gjatë të cilës do të shqyrtohet lista e kandidatëve për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Dy orë më vonë, në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, do të raportojë për planin dhe prioritetet e ministrisë për këtë vit.
Komisioni i fundit që të mbajë mbledhje sot është ai për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Duke filluar nga ora 14:00, ky komision do të shqyrtojë raportin e panelit për zgjedhjen e “Drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”./Gazeta Sinjali/