Sot është dita ndërkombëtare e grave dhe vajzave në shkencë

Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë është dita e 11 Shkurtit, shpallur e tillë me një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 22 dhjetor të vitit 2015. Dita njeh rolin kritik që gratë dhe vajzat luajnë në shkencë dhe teknologji.

Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë zbatohet nga UNESCO dhe Gratë e Kombeve të Bashkuara, në bashkëpunim me agjensi dhe institucione ndërqeveritare, si dhe partnerë të shoqërisë civile, që synojnë promovimin e grave dhe vajzave në shkencë.

Qëllimi i kësaj dite është të promovojë qasje të plotë dhe të barabartë për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në shkencë.

Read Previous

Me mbështetje të NATO-s janë vendosur korridore të reja ajrore mbi Kosovën

Read Next

Ndërroi jetë radiologu gjakovar, Shkelzen Zajmi