Sorensen: Spanja riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë–Serbi

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares, duke cilësuar diskutimin për çështjen e dialogut si të dobishëm.

“Mirënjohës për interesimin e qëndrueshëm të Spanjës dhe mbështetjen e fortë për avancimin e procesit të normalizimit”, ka shkruar ai në platformën sociale X.

Javë më parë, Sorensen takoi edhe ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Gjatë takimit, Sorensen e Valtonen kanë diskutuar në detaje mbi procesin e dialogut.

“Jam mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e normalizimit”, ka shkruar ai në platformën sociale, X.

Ndryshe në shtator raundi i ri i dialogut për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel përfundoi, pa ndonjë përparim të dukshëm.

Kosova insistoi në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit, ndërsa Serbia ka kërkuar që së pari të zbatohet pjesa që lidhet me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. /Albanianpost.com

Read Previous

Von der Leyen: Rusia s’ka qëllim të vërtetë të angazhohet në bisedime paqeje

Read Next

​Rriten çmimet e prodhimit në Kosovë