Sondazhi për zgjedhjet presidenciale, amerikanët nuk dëshirojnë një sfidë tjetër Biden-Trump

Ajo që të gjithë tashmë e merrnin si të mirëqenë, tani konfirmohet edhe nga numrat, shumica e amerikanëve nuk duan një përsëritje të sfidës mes Joe Biden dhe Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë.

Këtë e demonstron sondazhi i fundit i kryer për agjencinë Associated Press nga Qendra Norc. Sipas sondazhit, 56% e votuesve do të jenë të pakënaqur nëse kandidati demokrat do të ishte Joe Biden, ndërsa 58% do të ishin kundër, nëse kandidati republikan do të ishte Donald Trump. Pavarësisht këtyre shifrave, është thuajse e pamundur që dy partitë amerikane të prodhojnë një kandidat tjetër për garën presidenciale të vitit të ardhshëm.

Nëse sfida do të përsëritet, shifrat nuk janë aktualisht në favor të kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë. Sondazhi i universitetit Harvard nxjerr fitues Donald Trump me 53 për qind, teksa Joe Biden ndalet në 47 për qind të preferencave, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Edhe sondazhi i Reuters nxjerr fitues republikanin, ndërsa vetëm The Economist raporton një rezultat të barabartë mes palëve. Joe Biden arrin të fitojë presidencialet e viti 2024 vetëm nëse në radhët e republikanëve do të jetë njëri nga kandidatët e tjerë në garë dhe jo Trump, sipas të gjitha sondazheve në qarkullim.

Rënia e mbështetjes për demokratin vjen kryesisht për shkak të politikave ekonomike, miliarda dollarëve të dërguara në Ukrainë dhe mbështetjes së pakushtëzuar për luftën e Izraelit ndaj Hamas, dhe mungesën e veprimeve për të frenuar vrasjen e civilëve palestinezë në Gaza. /A2news/

Read Previous

“The Guardian”: Shqipëria mes tete vendeve më të bukura natyrore të zbuluara në 2023

Read Next

Dr. Lama: Çrregullimet e ritmit të zemrës janë më të shpeshta te moshat e reja