Sllovenia, rekord të rasteve me COVID-19

Sllovenia të martën regjistroi një numër rekord të të infektuarve me COVID-19, gjithsej 3 mijë e 456 raste pozitive. Kështu ka njoftuar instituti shtetëror shëndetësor atje.

Ekspertët mjekësorë këtë javë propozuan shtrëngimin e kufizimeve në tubime, duke përfshirë orarin më të shkurtër të hapjes për baret dhe restorantet dhe punën nga shtëpia për punonjësit e sektorit publik, raportoi televizioni kombëtar, shkruan reuters.

Qeveria pritet të diskutojë për pandeminë të enjten, për të parë si të veprohet më tutje.

Aktualisht, Sllovenia ka 29,354 raste aktive të COVID-19, 1.12 milionë njerëz të vaksinuar plotësisht, ose 53% e popullsisë së përgjithshme. /GazetaSinjali

Read Previous

Dërgohen në Kuvend për votim emrat për anëtarë të Bordit të BQK-së

Read Next

Aktakuzë ndaj pesë personave zyrtar, për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lëndim i rëndë trupor