Skuadrat që siguruan çerekfinalen në Ligën e Evropës

Pas përfundimit të Ligës së Kampionëve dhe konfirmimit të skuadrave që kaluan tutje për në çerekfinale, dje u zhvilluan ndeshjet në Ligën e Evropës, ku edhe në këtë garë tanimë janë konfirmuar skuadrat që e kanë prekur çerekfinalen.

Skuadrat si Arsenal, Dinamo Zagreb, Granada, AS Roma, Manchester United, Slavia Prague, Villarreal e Ajax arritën që të sigurojnë biletën për në 1/8-ën e Ligës së Evropës.

Ndeshja më interesante e programi të sotëm ishte derbi mes dy gjigantëve evropianë, AC Milan dhe Manchester United, ku “Djajtë e Kuq” shënuan fitore minimale si mysafirë, me rezultat 0:1.

Ndërsa, befasia më e madhe e këtij programi është skuadra e Dinamo Zagreb-it, që arriti të diskualifikoj Tottenham Hotspur, duke performuar “remontada”, ku pas 120’ minutave lojë, rezultati ishte 3:0 në të mirë të kroatëve.

Rezultatet përfundimtare në Ligën e Evropës dhe skuadrat që janë kualifikuar për në çerekfinale i gjeni më poshtë.

Arsenal 0 – 1 Olympiacos (Rezultati pas dy ndeshjeve 3:2, Arsenal kualifikohet )

Dinamo Zagreb 3 – 0 Tottenham Hotspur (Rezultati pas dy ndeshjeve 3:2, Dinamo Zagreb kualifikohet)

Molde 2 – 1 Granada CF (Rezultati pas dy ndeshjeve 2:3, Granada kualifikohet)

Shakhtar Dontesk 1 – 2 AS Roma (Rezultati pas dy ndeshjeve 1:5, AS Roma kualifikohet)

AC Milan 0 – 1 Manchester United (Rezultati pas dy ndeshjeve 1:2, Manchester kualifikohet)

Rangers 0 – 2 Slavia Prague (Rezultati pas dy ndeshjeve 1:3, Slavia Prague kualifikohet)

Villarreal 2 – 0 Dynamo Kyiv (Rezultati pas dy ndeshjeve 4:0, Villarreal kualifikohet)

Young Boys 0 – 2 Ajax (Rezultati pas dy ndeshjeve 0:5, Ajax kualifikohet)

Read Previous

Kurti dhe Osmani takohen sot me Abdixhikun

Read Next

Franca i frikësohet ‘valës së tretë’, Parisi hyn në karantinë