Situata me COVID-19 në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve lehtëson masat

Përmes një raportimi mbi përditësimin e situatës së Covid në Shqipëri, përfaqësuesit e Komitetit Teknik të Eskpertëve njoftuan lehtësimin e masave anti-Covid për shkak të situatës së qëndrueshme.

Bazuar në “raportimet e përditshme, situata ka qenë e kontrolluar, me një qëndrueshmëri të indikatorëve kontrollues, sidomos të numrit relativisht të ulët të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor ose trajtim në njësitë e kujdesit intensiv,” u shpreh zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Komiteti vendosi të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 në grumbullime në aktivitete të ndryshme shkencore, kulturore, sportive dhe të mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të hapësirave ku kryhen këto aktivitete.

Komiteti Ekspertëve u shpreh se mbetet ende në fuqi masa e karantinës 5 ditore për personat e infektuar.

Gjthashtu mbetet ende në fuqi rregulli që ndalon hyrjen pa maskë në institucionet shëndetësore, qendra tregtare, supermarkete dhe ambiente të tjera të mbyllura./Anabelmedia/

Read Previous

Emisioni “Fëmijët tanë” – Episodi 11

Read Next

Shtohen kërkesat për adoptim, bie numri i fëmijëve të braktisur në Kosovë