Sipas Kryeministrit Kurti, qarkullimi i bizneseve në 6 muajt e parë 2021 shënoi rritje 30%

Kosovo’s Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në 6 muajt e parë të qeverisjes së tij ka pasur rritje të të të hyrave prej 33 për qind më shumë se sa rritja e aktivitetit ekonomik, duke iu falënderuar uljes së informalitetit.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se të hyrat e mbledhura brenda vendit po rriten me ritëm më të shpejtë se sa të hyrat që mblidhen në kufi.

“Qarkullimi i bizneseve në 6 muajt e parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 30 për qind, ndërsa vetëm në tremujorin e dytë rritja është edhe më impresive dhe kap shifrën prej 46 për qind”, ka shkruar Kurti.

“Kjo rritje e aktivitetit ekonomik ka rezultuar edhe në performancë më të mirë në të hyra, ku 34 për qind ka më shumë të hyra nga tatimi në të ardhura të korporatave, 37 për qind më shumë TVSH e mbledhur dhe 95 për qind më shumë të hyra të mbledhura nga tatimi në pronë”, shton ai.

Sipas tij, e gjithë kjo është pjesë e premtimeve parazgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje “që ta çlirojë potencialin e biznesit duke e nivelizuar fushën e lojës dhe duke ua hequr pushtetin zhvatës nga qafa. Këtë e bëmë dhe kjo tani dhe kjo tani po jep edhe rezultat”.

Read Previous

Dy të vdekur dhe 410 raste të reja me COVID në Shqipëri

Read Next

Të vaksinuarit po i mbijetojnë virusit