Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit?

Agjerimi eshte ritual shpirteror i besimtareve mysliman, i cili zbatohet duke abstenuar krejtesisht nga ushqimi dhe lengjet gjate dites dhe duke marre vetem dy vakte ne dite; Sohur – ne agim dhe Iftar – ne muzg. Nese agjerimi zbatohet nga persona qe gezojne shendet te plote dhe ne menyren e duhur, ai mund te ndikoj pozitivisht ne shendet.

Cfare ndodh me trupin gjate mungeses se ushqimit?

Gjate agjerimit eshte e rendesishme qe trupi te mos kaloj ne fazen ku “ha vetveten”. Per ta kuptuar kete le te shohim se cfare ndodh me trupin tone kur ushqimi mungon.
Ndryshimet qe ndodhin ne organizem gjate agjerimit varen nga kohezgjatja e mungeses se ushqimit. Trupi futet ne faze “esell” 8 ore pas ushqimit te fundit, atehere kur presupozohet qe zorret te kene mbaruar pune me perthithjen e lendeve ushqyese. Ne rrethana te zakonshme, trupi perdor si burim energjie sheqerin qe eshte i depozituar ne melci dhe ne muskuj. Gjate fazes “esell” ky eshte burimi kryesor i energjise. Pasi ky burim ezaurohet, qe ndodh per disa ore akoma (kur rezervat jane plot), fillon perdorimi i rezervave te yndyres nga indi dhjamor. Por edhe ky burim nuk zgjat shume, akoma edhe ne rastet kur dhjami eshte me teprice. Pas pak ditesh, nese mungesa e ushqimit vazhdon, trupi perdor proteinat e veta dhe ky eshte momenti kur ze vend shprehja e lartpermendur, “trupi ha vetveten”, dhe nga “esell” kalon ne fazen e urise. Gjithsesi, gjate Ramazinit, ushqimi merret cdo dite dhe nese merret sic duhet, atehere nuk e lejon trupin te kaloj ne uri.

Cfare duhet te keni parasysh gjate Ramazanit?

Ne oret e lejuara te marrjes se ushqimit konsumoni ushqime me permbajtje te mjaftueshme karbohidratesh, te shoqeruar me sa me shume fibra dhe uje. Ushqime te tilla jane:

Hurmat e Arabise jane tradite e fillimit te vaktit te muzgut. Ato japing energji dhe hekur. Me pas vijoni me ushqime kalorike si mish, buke, makarona, patate, qiqra, thjerrza, syltjash, kek me vaj ulliri dhe perime.
Vakti i agimit duhet te fillohet gjithmone me lengje te shtrydhur dhe uje. Kastraveci eshte nje burim shume i mire i plotesimit te ujit dhe elektroliteve. Bostani gjithashtu eshte nje frut qe ploteson me se miri nevojat ne lengje, sheqer dhe fibra. Nje tas i bollshem me qumesht kokosi ose kos dhe tershere, rrush te thate, arra, mjalte dhe fara lini eshte nje zgjedhje e kenaqshme. Ne fund mbylleni me fruta si pjeper, kajsi, banana ose kumbulla te thata.

Cfare te mirash sjell agjerimi ne shendetin e njeriut?

Eshte e mahnitshme aftesia e trupit te njeriut per t’u pershtatur ne kushte te ndryshme, qofshin edhe ekstreme. Gjate agjerimit “zgjohen” mekanizmat mbrojtes te trupit. Nese e ndiqet si duhet, mund te ndikoj ne uljen e kolesterolit dhe ne rrezimin e peshes se tepert.
Mendohet qe mungesa ndaj ushqimit mund te ndihmoj detoksifikimin duke shperber qelizat dhjamore per ti perdorur per energji dhe duke cliruar toksina qe mund te jene te depozituara ne to.
Pas disa ditesh agjerimi, clirohen endorfina te cilat rrisin kthjelltesine mendore dhe japing ndjesine e mireqenies mendore.
Nje nga efektet me pozitive mund te jete ndikimi ne kontrollin e “varesise” nga ushqime apo pije te caktuara.

Read Previous

Ushqimet që duhet konsumuar në moshën e tretë

Read Next

Qumështi i bajameve: Përfitimet, rreziqet dhe si ta përgatisni në shtëpi