Si të plotësoni fletëvotimin për kryetar komune dhe kuvend komunal?

Në fletëvotimin për Kryetar Komune, i cili është me kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të votoni vetëm një kandidat/e.

Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili është me kornizë ngjyrë të kaltër, në anën e majtë, ju duhet të votoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të tij duhet të votoni vetëm një kandidat/e.

Pra mos harroni, për Kuvend Komunal votoni vetëm një subjekt politik dhe vetëm një kandidat/e.

Dokumentet me të cilat mund të votoni me 17 tetor 2021.

Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës:

Letërnjoftim;

Pasaportë;

Dokument i udhëtimit; dhe

Patentë shoferi.

Read Previous

41 mijë e 12 qytetarë do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale

Read Next

​Vetëm dy persona me COVID-19 kanë shprehur vullnetin për të votuar në Gjilan