Shtatë producentë nga Los Angeles vizitojnë Kosovën për të shqyrtuar Ballkanin si destinacion filmik

Shtatë producentë nga Los Angeles do të vizitojnë Kosovën për të shqyrtuar Ballkanin si rajon potencial për xhirimet e projekteve të tyre të ardhshme filmike.

Qëllimi i kësaj vizite është njohja nga afër me kapacitetet dhe potencialin që ofron Kosova për prodhime ndërkombëtare në industrinë e filmit.

Në kuadër të vizitës do të organizohet edhe një takim rrjetëzimi, me synim krijimin e kontakteve dhe bashkëpunimeve mes producentëve ndërkombëtarë dhe atyre vendorë.

Ngjarja do të mbahet sot në “Kino Armata” në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00./KultPlus.com

Read Previous

Kryetari i Komunës së Bujanocit: Shqiptarët po diskriminohen në Serbi

Read Next

DHTIK kërkon ndërhyrje urgjente për stabilizimin e furnizimit me energji për bizneset