Shqiptari shkakton panik në Vatikan, plagos dy policë

Një shqiptar ka shkaktuar panik në Vatikan.

Mësohet se një 39-vjeçar shqiptar me precedent penal me një autoveturë BMW nuk i ka ndaluar urdhrit të ndalimit të policisë italiane.

Pas disa minutash ndjekje nga policia ai është përplasur me një automjet policie.

Për të ndaluar forcat policore kanë qëlluar gomat e makinës të shqiptarit.

Më pas shqiptari ka hedhur nga dritarja e makinës portofolin dhe orën e dorës, raporton oranews.al.

Për ta bllokuar shqiptarin është përdorur taser pistoleta paralizuese.

Ndërkohë dy agjentë policie kanë mbetur të plagosur nga përplasja e automjeteve e po ashtu dhe shqiptari/Sinjali/

Read Previous

Qelaj: Kemi dhënë rekomandime konkrete për institucione në vazhdimësi

Read Next

OVL e UÇK-së nesër mban konferencë për media