Shqiptari që i mbijetoi tërmetit në Turqi, tregon si zbriti nga kati i 12-të: Zoti e di si kam dalë

DIYARBAKIR, TURKIYE – FEBRUARY 06: Search and rescue efforts continue on collapsed building after 7.4 magnitude earthquake hits Diyarbakir, Turkiye on February 06, 2023. The 7.4 magnitude earthquake jolted southern province of Kahramanmaras of Turkiye early Monday, according to Disaster and Emergency Management Authority of Turkiye (AFAD). It was followed by a magnitude 6.4 quake that struck southeastern Gaziantep province. A third earthquake with a 6.5 magnitude also hit Gaziantep. Earthquakes had affected several provinces including, Osmaniye, Malatya, Adiyaman, Adana, Diyarbakir, Kilis and Sanliurfa. (Photo by Aydin Arik/Anadolu Agency via Getty Images)

Shqiptari Bruno Dodi, një nga të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, rrëfeu për Euronews Albania, përjetimit e tërmetit  që goditi Turqinë.

Ai tha se ndodhej në katin e 12-të të një hoteli në momentin që ndjeu goditjen e fuqishme rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Ai u shpreh se doli menjëherë në korridor dhe arriti të zbriste përmes shkallëve.

Dodi u shpreh se gjatë kohës që po zbriste rrëmbeu dhe një fëmijë që ndodhej aty dhe e nxori jashtë.

“Unë ndodhesha në kat të 12-të në hotel, u mundova të hapja derën se isha shtrirë. Hapa derën dhe ika me vrap nga shkallët. Shikoja në shkallë njerëz të shtrirë se binin nga lëkundjet, por dhe nga paniku. Aty pashë një grua me dy tre fëmijë dhe mora një nga ata fëmijët dhe zbrita nga shkallët”.

“Zoti e di si kam dalë. Gjithë personat dolën jashtë, Disa ngecën nëpër dhoma se u bllokuan dhe dyert. Ishte një tërmet shumë i fortë, i frikshëm. Ka njerëz nëpër rrënoja, me baballarë, me fëmijë me gra dhe me burra në rrënoja. Mos të harrojmë që Turqia na ndihmoi në tërmetin e vitit 2019”, tha Dodi.

Read Previous

9 vite pa Vaçe Zelën, një figurë me vlera të rralla artistike

Read Next

Kuvendi të enjten shqyrton koeficientin e pagave, opozita kërkon që vlera të jetë 120 euro