Policia e Shtetit ka finalizuar faza të tjera të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre, u përfunduan procedurat për ekstradimin në Shqipëri të tre shtetasve të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Policia e Shtetit bëri me dije se vijon bashkëpunimi me homologët ndërkombëtarë për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. /RTSH