AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur për konsultim publik një projektligj që hap rrugën për aplikimin e Roaming Like At Home mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Qëllimi është që nga viti 2026, qytetarët shqiptarë të mund të përdorin telefonin në vendet e BE-së pa kosto shtesë për minuta, mesazhe apo internet, njësoj si në Shqipëri.
Projektligji është pjesë e procesit të integrimit evropian dhe synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian në fushën e komunikimeve elektronike. Një risi e rëndësishme është vendosja e gjobave për operatorët telefonikë që nuk do të zbatojnë rregullat e reja të roaming-ut.
Ligji parashikon gjithashtu uljen e kostove teknike mes operatorëve, për të garantuar që përfitimi të shkojë realisht te përdoruesit. Skema do të vlejë edhe në të kundërt: qytetarët e BE-së që vizitojnë Shqipërinë do të përdorin paketat e tyre pa pagesa shtesë, çka pritet të ndikojë pozitivisht në turizëm dhe biznes.
Palët e interesuara kanë 20 ditë kohë për të dhënë komentet e tyre, përpara se projektligji të miratohet nga qeveria dhe më pas nga Kuvendi. /tvklan.al