Shqipëria dhe Italia do të firmosin marrëveshjen për sigurimet shoqërore

Shqipëria dhe Italia finalizojnë të martën marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë të hënën dhe të martën vizitën zyrtare në Itali, gjatë së cilës do të firmosë marrëveshjen me homologun Antonio Tajani.

Lajmi u bë publik dhe u konfirmua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ka zbardhur  agjendën e takimeve për vizitën dy ditore të ministrit Igli Hasani.

“Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona.Vizita e ministrit Hasani në Itali shënon një angazhim të thelluar për zgjerimin e bashkëpunimit me Italinë në fusha me interes reciprok, në përputhje me Deklaratën e Partneritetit Strategjik.

Synimi është rikonfirmimi i mbështetjes së Italisë, si në nivel dypalësh tashmë me një gamë të gjerë bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, ashtu edhe në atë shumëpalësh, sidomos në integrimin evropian, duke rikonfirmuar mbështetjen e Italisë për një proces të përshpejtuar integrues deri në vitin 2030, siç ka deklaruar zv.kryeministri dhe MPJ Tajani.”, thuhet në njoftimine MEPJ-së për mediat./abcnews.al/

Read Previous

Datë e re për meçin Fury – Usyk

Read Next

Rregullorja e re, BQK tregon se ku dhe si mund të bëhet pranimi dhe konvertimi në euro