Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka njoftuar se gjatë muajit janar janë regjistruar 2 mijë e 152 biznese të reja, duke shënuar një rritje prej 5,28% krahasuar me janarin 2025, kur u regjistruan 2 mijë e 44 subjekte.
Sipas QKB-së, këto të dhëna tregojnë një interes të qëndrueshëm për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike dhe formalizimin e sipërmarrjeve në vend.
Nga shpërndarja gjeografike, Tirana kryeson me 1 mijë e 166 regjistrime të reja, e ndjekur nga Durrësi me 250 dhe Vlora me 187. Ndërkohë, Elbasani dhe Fieri kanë regjistruar nga 118 biznese të reja secili.
Sa i përket sektorëve, tregtia (me shumicë dhe pakicë) rezulton aktiviteti me numrin më të lartë të regjistrimeve, me 546 subjekte të reja. Rritje të konsiderueshme kanë shënuar edhe aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, transportit dhe magazinimit, si dhe ndërtimit.
Një tregues pozitiv është edhe pjesëmarrja e grave në sipërmarrje: gjatë janarit janë regjistruar 718 subjekte të administruara nga gra.
Gjatë këtij muaji, QKB ka lëshuar 125 leje dhe licenca, ku një pjesë e konsiderueshme i përket shërbimeve mjekësore dhe prodhimit të ushqimeve.
Në drejtim të digjitalizimit, institucioni ka shtuar tre shërbime të reja në platformën “e-Albania”, duke lehtësuar aplikimet për likuidime, ekstrakte historike dhe tërheqje nga regjistri i licencave dhe lejeve.
Sipas QKB-së, këto masa synojnë thjeshtimin e procedurave administrative, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e aksesit për qytetarët dhe bizneset. /Albanianpost.com