Shqipe Selimi sqaron pse nuk votoi për Donika Gërvallën si kryetare të Kuvendit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar pas interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me mospjesëmarrjen e saj në votimin e sotëm për zgjedhjen e Donika Gërvallës si kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Mehmeti-Selimi, e cila është bashkëshortja e ish-deputetit Rexhep Selimi, nuk mori pjesë në procesin e votimit, ndërsa pamjet nga seanca treguan se ajo qëndroi e distancuar, pa i drejtuar vështrimin kolegëve gjatë procedurës.

Në reagimin e saj, deputetja theksoi se vendimi nuk ishte i motivuar nga arsye partiake, por lidhej me një qëndrim personal të hershëm.

“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim”, ka deklaruar ajo.

May be an image of 2 people and text that says 'Donika Gërvalla-Schwarz Feb 7, 2020 Nëse mund t'iu besohet informacioneve të mediumeve ndryshme, Rexhep Selimi qenka propozuar si kryetar grupit parlamentar VV-së. Ky do ishte një sinjal shumë i shëmtuar, jo vetëm për faktin Ae Rexhep Selimi është një prej dyshuarve Hagës. Donika Gërvalla-Schwarz is angry. 25 Mar 2020 feeling... feeling Sa gërditshëm me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e sẽ drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskretituara të botës sẽ krimit.'

Mehmeti-Selimi shtoi se ky sqarim vjen për hir të transparencës dhe respektit ndaj publikut dhe përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes”, përfundoi ajo.

/tvsyrivision/

Read Previous

Sigurimi i teksteve shkollore të përdorura, sfidë më vete

Read Next

A është e këshillueshme stërvitja gjatë vapës?