“Shqetësimet sa i përket Tik-Tok-ut të bazuara te siguria nacionale”

“Tik-Toku” nga e diela në ShBA mund të mbyllet. Mentor Hoxhaj, ekspert i sigurisë kibernetike, theksoi shqetësimet që janë ngritur sa i përket “Tik-Tok”-ut dhe sigurisë nacionale nuk janë shqetësime të reja, kanë qenë shqetësime të cilat janë zhvilluar gjatë gjithë kohës, sidomos vitin e fundit në SHBA dhe jo vetëm.

“Kemi vendime edhe nga Bashkimi Evropian dhe së fundmi edhe një vendim nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të ndalohet shfrytëzimi i Tik-Toku në pajisjet informative të zyrtarëve qeveritarë”, njoftoi ai.

Hoxhaj tha se “shqetësimet kanë qenë kryesisht edhe të bazuara sa i përket sigurisë nacionale sepse jo vetëm pjesa softuerike, por edhe pjesët harduerike, siç janë telefonat, ka dyshime të bazuara që këtu informacionet të cilat janë qoftë janë të rrezikuara nga qeveria kineze nga përgjimet, nuk po flasim vetëm për përgjime klasike, por edhe informacione të tjera të rëndësishme të cilat mund të shfrytëzohen qoftë për qëllime ekonomike, politike, shantazhi”.

Tutje pohoi se duhet të kemi parasysh që pothuajse që të gjitha aplikacionet kanë qasje të rëndësishme, e “një ndër qasjet janë mikrofoni dhe kamera të cilat nuk mund të shfrytëzohen pa mikrofon dhe kamerë dhe aplikacioni mund  vetë t’i aktivizojë qoftë mikrofonin” dhe, sipas tij, këtu paraqitet rrezikshmëria.

Po ashtu, ai tha se në Tik-Tok gjeni çdo përmbajtje, mund të blesh para false, mund të shohësh përmbajtje të cilat janë të papërshtatshme, mund të ofrohen shërbime të cilat janë të ndaluara me ligj e këtu është shqetësimi kryesor, sipas tij.  /RTKlive

Read Previous

Erdogan: Mos lejoni që Izraeli të shkelë armëpushimin

Read Next

Kumbaro: 5,5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura gjatë vitit 2024