Shpenzohen të gjitha vaksinat anti covid në Gjakovë

Komuna e Gjakovës me datë 1 prill ka pranuar 1020 doza të vaksinave për covid 19. Afërdita Spahiu Shllaku, Drejtoreshë e shëndetësisë në Gjakovë thekson se procesi ka nisur fillimisht me vaksinimin e personelit shëndetësor.

Më pas është vazhduar me vaksinimin e personave mbi 85 vjeç.

Ndërsa sot ky process pritet të përmbyllet me vaksinimin e pacientëve të hemodializës, potencon Spahiu Shllaku.

Nga këtu u apelua që përkundër se ditëve të fundit në spitalin Isa Grezda ka numër më të ulët të të hospitalizuarëve, të vazhdohet respektimi i masave mbrojtëse ndaj Covid-19, në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithë qytetarëve.

Read Previous

A duhet të shqetësoheni nëse fëmija juaj ka një dhimbje koke?

Read Next

Agjërimi pa syfyr mund të jetë i dëmshëm për imunitetin